Deklarate e AREAs për aktin terrorist te kryer ndaj Hec Gjegjan ne rrethin e Pukës me dt. 25.05.2016

renewableShoqata e prodhuesve te vegjël te energjisë elektrike, AREA, shpreh shqetësimin dhe indinjatën për aktin terrorist te kryer ndaj Hec Gjegjan ne rrethin e Pukës me dt. 25.05.2016.

Ne përshëndesim punën qe po bëjnë strukturat e policisë se shtetit për te gjetur autoret e këtij akti terrorist qe ka ne themel dëmtimin e pronës private dhe te biznesit. Ne duam te tërheqim vëmendjen e institucioneve te shtetit për te marre masa parandaluese për pengimin e akteve te tilla terroriste dhe për te mbështetur dhe mbrojtur këto investime strategjike qe ne te ardhmen do te jene asete te popullit shqiptar.

Video