DEKLARATË PËR SHTYP “AREA”

Tirane, 28.Picture101.2019

DEKLARATË PËR SHTYP

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme “AREA”, e krijuar nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme që operojnë në Shqipëri nëpërmjet koncesioneve për projektimin, ndertimin, prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike nga impiante që përdorin burimet e rinovueshme, kërkon të konstatojë dhe të sjellë në vëmendje Deklaratën për shtyp të datës 24 Janar 2018, të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku në lidhje me  “Skanimin e të gjitha Kontratave Koncesionare të dhëna nga Institucioni dhe ngrirjen e kontratave jo operative deri në përfundim të këtij procesi kontrolli”.

 

Shoqata shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj për komunikime të tilla nga Qeveria Shqiptare në lidhje me investimet koncesionare në fushën e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Kontratat Koncesionare janë të gjitha të lidhura me shtetin shqiptar nën frymën e partneritetit publik-privat dhe sipas këtyre kontratave të nënshkruara, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është partneri dhe garanti kryesor për zbatueshmërinë e tyre.

Qeveria shqiptare jo vetëm në fillim të nënshkrimit të këtyre kontratave koncesionare, por edhe më vonë gjatë operimit të tyre, nën frymën e direktivave të Komunitetit Evropian ka mbështetur dhe duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e këtyre projekteve në fushën e energjisë së rinovueshme.

Kontratat Koncesionare janë bazuar në ligjin shqiptar dhe janë koherente dhe në përputhje me të gjitha direktivat e Komunitetit Evropian, i cili promovon fuqishëm prodhimin e energjisë nga Burimet e Rinovueshme. Në këtë kuadër, të tilla deklarata nga MIE janë pengesë në zhvillimin dhe ecurinë e këtyre veprave në vendin tonë, që mbi të gjitha përbëjnë vlera kombëtare.

Këto lloj qëndrimesh dhe deklaratash kundrejt investimeve koncesionare në fushën e energjisë së burimeve të rinovueshme, krijojnë baza për të cënuar sigurinë juridike të Koncesionarëve, projekte me investitorë vendas dhe të huaj, prishin stabilitetin e atyre që janë në prodhim dhe krijojnë një frymë mosbesimi për investimet e ardhshme në këtë fushë.

Kërkojmë të sjellim në vëmendje të qeverisë, shtetit ligjor dhe opinionit publik shqiptar e të huaj se investimet në hidrocentrale duke qenë vepra të një rëndësie të vecantë dhe me interes publik duhet të mbrohen dhe të jenë nën kujdesin e vecantë të qeverisë.

 

Video