MBLEDHJA E ASAMBLESË SË SHOQATËS AREA 1 MARS 2018

Picture1Në datë 1 Mars, ora 10:00 paradite, në Hotel Rogner u zhvillua Mbledhja e Asamblesë e anëtarëve të shoqatës AREA. Kjo mbledhje erdhi pas një periudhe me ndryshime të rëndësishme në sektorin energjitik në përgjithësi, të cilat përbënin dhe diskutimet kryesore të kësaj mbledhje. U evidentuan drejtimet kryesore të punës së deri tanishme të shoqatës kryesisht:

  • Së pari, u ndryshua dhe u miratua sipas vendimit të ERE-s nr. 101, datë 23.06.2016 drafti i kontratës së re për shiblerjen  e energjisë elektrike ndërmjet OSHË dhe Prodhueseve me Përparësi të energjisë elektrike e cila u nënshkrua nga subjektet përkatëse, ku në përmbajtjen e saj u reflektuan të gjitha ndryshimet që garantonin dhe mbronin të drejtat dhe interesa e ligjshme të investimeve koncesionare ekzistuese.
  • Së dyti, me miratimin e ligjit të ri nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, u arrit  shtimi i nenit 22 me rëndësi të veçantë për prodhuesit ekzistues, i cili për herë të parë parashikon vendosjen e një cmimi dysheme në shitblerjen e energjisë    elektrike nga prodhuesit më përparësi.
  • Së treti, në lidhje me metodologjinë e përcaktimit të cmimit të energjisë, u punua në mënyrë sistematike dhe pati angazhime maksimale për arritjen e një metodologjie të propozuar nga Bordi i shoqatës me qëllim arritjen e një çmimi në nivelin e duhur dhe stabël.
  • Së katërti, shoqata AREA pasi u vu në dijeni për vendimet me nr. 143 dhe 144, dt.26.12.2014 të ERE-s, ndoqi rrugët ligjore administrative dhe gjyqësore për shpalljen e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin e tyre. Gjykata e Larte vendosi me vendimin e datës 13.06.2017 “Ndryshimin plotësisht të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë duke vendosur pranimin e plotë të kërkesës sonë dhe shfuqëzimin plotësisht të Vendimeve Nr. 143 dhe 144, datë 26.12.2014 të ERE-s”.

Mbledhjen e Asamblesë së AREA-s e përshendeti Znj. Marinela Jazoj Drejtor Ekzekutiv i FIAA-s gjithashtu dhe konsulle nderi për Norvegjinë. Gjatë tre viteve të fundit AREA dhe FIAA kanë bashkëpunuar ngushtësisht, duke krijuar grupe të përbashkëta negocimi dhe përfaqësimi në përpjekjet për përmirsimin e kuadrit ligjor që prek prodhuesit e energjive të rinovueshme. Z. Lorenc Gordani ekspert tashmë i njohur në fushën e energjisë prezantoi një studim “Menaxhimi i Rreziqeve të Koncensioneve në Hidroenergjitike”

Pas diskutimeve mes anëtarëve të Asamblesë, shoqata emëroi Anëtarët e Bordit Drejtues dhe objektivat e vitit 2018.


Anëtarët e Bordit Drejtues:

ANITA SHUSHKU                          WENERG SHA

REOLAND JEGENI                        HEC VLUSHE SHPK

SOKOL MEQEMEJA                      ENERGY PARTNERS AL, ENERGY PLUS

GIORDANO GORINI                      ALBANIAN & BALKAN GREEN ENERGY

PËLLUMB BETA                             ALB ENERGY SHPK

BARDHYL MUCEKU                      PRELL ENERGY SHPK

KRISTO NAÇI                                   ENERGO – SAS SHPK,  HIDRO BORSH SHPK

FATMIR HOXHA                             HYDRO POWER PLANT OF KORCA SHPK

VIKTOR QYLAFI                              FAVINA 1 SHPK

GUXIM BYBERI                               ERDAT LURA & GJOSPA POWER SHPK

ANASTAS RISKA                              PROJEKSION ENERGJI SHA, STAR ENERGY SHPK


 

OBJEKTIVAT E SHOQATËS PËR 2018

  1. Lobimi, zgjerimi dhe promovimi i aktivitetit të shoqatës në përgjithësi në lidhje me ndryshimet ligjore me fokus në përmirësimin e çmimit të shitjes së energjisë; ndryshime të ligjit për konçesionet, bursa e energjisë, etj.
  2. Përpjekje maksimale për shtimin e anëtarësimeve të reja.
  3. Ndjekjen e çdo proçedure administrative dhe/apo gjyqësore.
  4. Pjesmarrje në evente brenda dhe jashtë vendit për interesat që shoqata përfaqëson.
  5. Mbajtjen me rigorozitet, saktësi dhe transparencë të gjendjes financiare të saj.

Informimi në kohë i Bordit Drejtues dhe anëtarëve të saj.


 

Video