Struktura

AREA është një shoqatë profesionale jo-fitimprurëse e projektuar për të përfaqësuar interesat e sektorit te energjisë së rinovueshme ne Shqipëri.

Ajo u themelua në 6 shkurt 2013 në Tiranë nga anëtarët e saj. Anëtarët themelues janë anëtarë me të drejta të plota dhe ata janë: Statkraft Albania sh.pk, Lengarica & Energji Sh.p.k., Mati Hydropower sh.p.k, Wonder Sh.a., HEC-i Tervolit, Delia Energji, HENZ Energji Sh.pk, Selca Energji Sh.pk, Juana Sh.p.k. & WTS Energji Sh.p.k.
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë i AREA dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët me të drejta të plota.

Asambleja e Përgjithshme ka fuqinë për të realizuar objektivat e vendosura dhe për te miratuar dokumentet strategjike te AREA.
Në veçanti, Asambleja ka këto funksione:
Miraton propozime dhe programe;
Miraton ndryshimet ne Statut dhe ne të gjitha aktet nënligjore;
miraton planet e punës, buxhetet vjetore dhe raportet financiare;
Përcakton numrin e anëtareve, emëron dhe shkarkon Kryetarin dhe zëvendës kryetarin;
Vendos për emërimin e ekspertit kontabël;
vendos për ndërprerjen e veprimtarisë se shoqatës.

Bordi Ekzekutiv i shoqatës do të jetë përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve të shoqatës dhe zbatimin e vendimeve të miratuara nga Asambleja e përgjithshme. Bordi përbëhet nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Asambleja. Mandati i anëtarëve të Bordit Ekzekutiv është dy vjeçar.
Aktivitetet kryesore të kryera nga ana e bordit janë:
Zbatimi i vendimeve të marra nga asambleja;
Koordinimin dhe lehtësimin i takimeve të bordit;
Përfaqësimi i shoqatës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje që lidhen me energjinë e ripërtëritshme;
Monitoron dhe vlerëson performancës së ekipi ekzekutiv i shoqatës.

Drejtori Ekzekutiv i shoqatës është përgjegjës për zbatimin e këtyre funksioneve:
Menaxhimi i stafit te shoqatës;
Menaxhimi i të gjitha shërbimeve te ofruara nga shoqata për anëtarët e saj;
Zbatimi i të gjitha programeve sindikale;
Përgatitjen e raporteve;
Hartimi i planit vjetor të punës dhe buxhetit vjetor;
Menaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të shoqatës në përputhje me buxheti i miratuar.

Video